Kontabilitet dhe këshillim tatimor
Mbajmë librat tuaj kontabël, përgatitim pasqyrat financiare vjetore dhe i dorëzojmë deklaratat në ATK brenda afateve. Kujdesemi për TVSH-në, tatimin në të ardhura, pagat dhe kontributet pensionale. Ju tregojmë paraprakisht se çfarë detyrimi ju pret, që të mos ketë befasi në fund të vitit.
Këshillim biznesi dhe menaxhim
Ju ndihmojmë ta strukturoni dhe ta drejtoni biznesin: forma juridike, organizimi i brendshëm, planifikimi financiar dhe vendimet për investime. Për grupet me disa kompani, marrim përsipër edhe udhëheqjen operative të njësive. Punojmë me të dhëna konkrete, jo me plane të përgjithshme.